4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Moti për sot dhe ditët në vijim

Sot në Kosovë parashihet të kemi mot mjaft jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat edhe pritet të zhvillohen fuqishëm duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër të imët. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta, ndërsa ka gjasa për krijimin ndonjë sistemi mjaft të fuqishëm vranësirash të dendura me rrebeshe intensive dhe erëra të forta kalimtare si dhe bubullima masive.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në shumë zona do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pak reshje priten në jug të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në viset tjera stuhitë do të jenë të karakterit lokal.

Nga e hëna përmirësim i dukshëm i motit, ndërkohë që rrebeshet e shiut mund të rikthehen të mërkurën, shumë më intensive në jug të Malit të Zi dhe veri të Shqipërisë. Në viset tjera riga kalimtare ose rrebeshe kalimtare shiu, megjithatë temperaturat do të shënojnë rritje./MeteoBallkan

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img