0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Moti për pesë ditët e ardhshme

Zonat anticikonike mbi rajon vazhdojnë të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët, e nga Afrika Veriore masat e ngrohta ajrore sjellin mot më të ngrohtë dhe temperatura më të larta nga vlerat mesatare për këtë periudhë kohore, njofton Prishtina Weather.
Sipas shërbimit meteorologjik, orëve të mëngjesit do të mbajë mot më i ftohtë, e në vise të ulëta mund të paraqiten edhe kushte për mjegull ose mjegullinë.

“Në fundjavë fusha anticiklonike nga Europa Qendrore, do të vazhdojnë të shtrihen mbi rajon, ku do të favorizojnë mot të kthjellët dhe me diell”, bën të ditur PW.

“Sipas parashikimeve të fundit, këtij moti të qëndrueshëm dhe të thatë, ka filluar t’i shihet përfundimi në ditët e fundit të muajit tetor dhe ditëve të para të muajit nëntor, kur priten të depërtojnë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit dhe mundësi për të reshura shiu, e sipas disa modeleve parashikuese edhe për reshje bore”.

Parashikimi për datat 24-28 tetor:

24.10-25.10 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

26.10-28.10 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 5C, e maksimalet nga 23C deri në 25C.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale, e më pas gradualisht do të pësojë rënie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img