Site icon PrishtinaPress

Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim -Paralajmërohet shi dhe shkarkesa rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për ndryshim të motit, duke paralajmëruar shi dhe shkarkesa rrufesh nga sonte, nesër dhe të premten.

Gjatë ditës së enjte pritet të ketë mot me diell, por vranësirat do të intensifikohen dhe do të krijohen kushte për shi e rrufe, teksa në disa zona ekziston rreziku edhe për breshër.

Temperaturat nesër do të lëvizin nga 15 në 18 gradë Celsius minimalet dhe 30-34 gradë maksimalet.

Edhe të premten po ashtu pritet mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa vranësirat gjatë ditës parashikohet të dendësohen dhe të krijojnë mundësi për riga shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Exit mobile version