Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.
Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat tri ditët e para të javës vende-vende do të shoqërohen me reshje të intensitetit të dobët.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe më pas nga dita e enjte era do të ndryshoj
kahun në drejtim të jug perëndimit shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 7m/s