Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHK-së, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta, ndërsa në ultësira paraqiten kushte për mjegull.
Ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet të ketë një mot i ndryshueshëm.
E martë – Mot me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. Temperaturat minimale mbeten rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve.
E mërkurë – Mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera pozitive, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë ulje në krahasim me ditën e martë.
E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe i freskët. Temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë minuse.
E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.
Sasitë e reshjeve të fundit ishin nga 4 deri 70 l/m2 në rrafshin e Dukagjinit, derisa të njëjtat në rrafshin e Kosovës kanë variuar nga 5 deri 43 l/m2.