5.05-6.05 – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Të shtunën priten zhvillime të shtrëngatave me shi që do të jenë të shpërndara mbi territorin e vendit tonë, ndërsa ditën e diel pritet të jenë më të përhapura. Vende-vende reshjet parashihet të jenë më intensive.
7.05 – Mot kryesisht me vranësira dhe të reshura lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë.
8.05-9.05 – Të martën mot me vranësira dhe diell, pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e mërkurë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të shpërndara shiu, kryesisht në orët e pasdites.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-13m/s.
Shtypja atmosferike, do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale, e në fillim të javës do të pësojë rënie.