Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 83 aksidente trafiku, prej të cilave sipas policisë rrugore, 26 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 57 të tjera me dëme materiale, raporton Indeksonline.
Menjëherë pas prishjes së motit, është vërejtur një shtim i aksidenteve në rrugë, andaj kërkohet kujdes i shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Të dhënat e policisë po ashtu tregojnë se brenda ditës janë shqiptuar 585 gjoba kundërvajtëse ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik që janë takuar duke thyer rregullat e trafikut./Indeksonline/