2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Moti i ngrohtë gjatë ditëve në vijim: Këto temperatura do të mbizotërojnë në vend

Moti i ngrohtë gjatë ditëve në vijim: Këto temperatura do të mbizotërojnë në vend

Prishtina Weather, ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i ngrohtë.

Nesër do të ketë mot me intervale me diell dhe vranësira dhe në mbrëmje me mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 18 gradë celsius.

Njoftimi i plotë:

Mot i kthjellët dhe më i butë në fundjavë. Orëve të mëngjesit ftohtë e me ngrica.

17.03.2023 – Mot i kthjellët, me diell dhe më i butë, parashihet ditëve të fundjavës në vendin tonë. Orëve të mëngjesit me ngrica, e ultësirave me mundësi edhe mjegull.

Në fillim të javës së ardhshme, do të ketë edhe vransira kalimtare, që vende-vende mund të shfaqin kushte për riga lokale shiu mbrëmjen e së hënës. Nga dita e mërkurë sërish mot i kthjellët.

Ndotësit ajror mbeten në koncentrime më të rritura pranë sipërfaqes gjatë fundjave, shkaku i motit më stabil e pa qarkullim të mjaftueshëm ajror. Indeksi i cilësisë së ajrit edhe mund të kaloj në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes.

18.03 – Kryesisht me diell dhe më butë gjatë ditës. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.

19.03 – Kryesisht me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare.

20.03 – Më ngrohtë. Intervale me diell dhe vransira. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

21.03 – Vransira dhe intervale me diell.

22.03 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

Temperaturat minimale do të jenë të ulëta në fundjavë, edhe deri në -3C, e në fillim të javës rriten deri në 4C e 5C. Ndërsa maksimalet shënojnë rritje edhe deri në 16C e 18C ditën e diel.

Frynë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë dhe mesatare, sa nga jugperëndimi e sa nga verilindja, 4-8m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, me tendencë të rënies graduale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img