10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Moti i keq përfshin edhe Shqipërinë, si paraqitet situata në vend

Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë filluar gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe teksa vijojnë edhe mëngjesit të kësaj të diele, kanë krijuar problematika në të gjithë vendin.

Në kryeqytet niveli i lumit Lana është rritur dhe shiu ka bllokuar dhe trafikun gjithashtu. Rrugët e kryeqytetit, ku janë përmbytur për disa orë për shkak dhe të bllokimit të kanaleve kulluese.

Në Tropojë, një urë është dëmtuar, ndërsa shumë zona në qarkun Kukës janë pa energji elektrike. Rikthimi i energjisë do të bëhet me vështirësi, pasi dalja e lumenjve nga shtrati ka marrë me vete disa shtylla tensioni. Gjithashtu, mësohet se Fierze shtëpia e një banori është goditur nga rrufeja, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Durrësi, njësoj si herët e tjera kur ka reshje me intensitet, ka shfaqur sërish problematikën e rrugëve të përmbytura. Uji, i cili ka depërtuar mbi trotuare ka vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Në rajonin e Lezhës gjithashtu janë shfaqur problematik në zonën turistike të Shëngjinit, ku janë përmbytur disa akse rrugore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Gjithashtu një shtim të prurjeve ka pasur dhe në lumenjtë e Drinit dhe Matit, por aktualisht nuk ka rrezik për daljen nga shtrati të tyre. Nga moti i keq është pezulluar lundrimi detar për te gjitha mjetet lundruese, pasi dallgëzimi është shumë i lartë.

Po ashtu ka pasur probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra për shkak të dëmtimit të linjave të energjisë.

Ndërsa pranë nënkalimit të autostradës në Fushë Mamurras rruga vijon të jetë e bllokuar duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Në aksin Bajram Curri-Valbonë, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi. Ndërkohë në bashkinë e Gjirokastrës dhjetëra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe erës së fortë. Bëhet me dije se banorët e fshatrave të Odries, Lazaratit, Celos dhe Lunxherisë që prej mesnatës kanë mbetur pa energji elektrike.

Liqeni i Viroit është gati të dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të mëdha gjatë 24 orëve të fundit.

Edhe në Sarandë për shkak të përkeqësimit të kushteve meteorologjike, është pezulluar lundrimi për të gjitha mjetet deri në datën 22 nëntor./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img