Home Lajme Moti gjatë ditës së sotme me diell

Moti gjatë ditës së sotme me diell

Moti edhe gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. 

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 37°C. 

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

Në disa zona mund të ketë vranësira të pakta kalimtare, por pa reshje. 

Temperaturat do të mbeten paksa mbi mesataren shumëvjeçare, megjithatë konsiderohen normale për stinën e verës.

Exit mobile version