Site icon PrishtinaPress

Mot me vranësira e intervale me diell sot

Vransirat do të dominojnë edhe përgjatë ditës së martë, megjithëse kohëpaskohe shpërndahen për intervale të shkurta dielli.

Reshje të dobëta shiu lokalisht shfaqen orëve të mëngjesit. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 7-11m/s. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, e maksimale shkojnë deri në 17C e 20C, njofton Mendimi për Motin.

Mot më i ngrohtë po parashihet ditën e mërkurë dhe të enjte, me maksimale që shkojnë deri në 23C e 25C. Të mërkurën më shumë intervale me diell, e ditën e enjtë kalojnë më shpesh vransira, mirëpo të reshura më të shumta po parashihen me kalimin e një sistemi frontal që vije nga nga perëndimi, natën në mes së enjtës dhe së premtës, që edhe zbret temperaturat në 17C e 18C. Të premtën nuk mungojnë intervale me diell gjatë ditës, e më të gjata do të jenë ditën e shtunë. Minimalet luhaten ndërmjet 8C e 11C, ndërsa të shtunën mund të zbresin në 5C.

Exit mobile version