Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot (e hëne) të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit”, ka informuar IHMK.