5.2 C
Pristina
Saturday, February 22, 2025

Buy now

spot_img

Mot më i ftohtë të shtunën, mundësi për shi e borë

Mot më i ftohtë po parashihet për ditën e shtunë, kryesisht me vranësira. 

Orëve të para të ditës priten kushte për reshje të pakta shiu, apo dhe dëbore me rënie të temperaturës. 

Fryn erë e ftohtë, mesatare, nga veriu e verilindja 6-12m/s.  Temperaturat minimale zbresin në 2C e 4C,  e ato maksimale shkojnë deri në 3C e 6C.

Ditën e diel po pritet të ketë më shumë intervale me diell dhe një rritje të përkohshme të temperaturës maksimale deri në 7C.  Të hënën ftohtë, kryesisht me vranësira, e mundësi për reshje të pakta dëbore kohë pas kohe, vetëm 2C maksimalja.  Nga e marta vranësirat shpërndahen por mbetet ftohtë.  Minimalet mund të zbresin deri në -6C, e maksimalet gradualisht rriten në 3C e 5C.  Erëra frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të hënën me hove deri në 10m/s.

Cilësia e ajrit pritet të përmirësohet ditëve të ardhshme me qarkullimin më të mirë ajror që pritet të kemi.  Indeksi zbret dhe në vlera të pranueshme e të mira, me ngjyrë të gjelbër. 

Vetëm orëve të mbrëmjes, me qetësimin e erërave vende-vende koncentrimet e ndotësve ajror mund të shënojnë rritje, e indeksi të kaloj në vlera të dobëta./MendimipërMotin/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img