3.4 C
Pristina
Monday, January 27, 2025

Buy now

spot_img

Mot më i butë parashikohet për fundjavë, por me ajër të ndotur

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të shpërndahet.  Temperaturat minimale zbresin në 0C e 4C, e ato maksimale ditën arrin vlera prej 10C e 13C.  Frynë erëra të lehta jugore e jugperëndimore 1-3m/s.

Vranësira kalojnë përgjatë ditës së diel, por pa mundësi për të reshura.  Orëve të mëngjesit sërish paraqiten mundësi për mjegull ultësirave.  Intervale më të gjata me diell pritet të ketë ditën e hënë dhe të martë, edhe pse orëve të mëngjesit ultësirave shfaqen kushte për mjegull. 

Vranësirat shtohen të martën mbrëma, e ditën e mërkurë aty këtu priten të reshura lokale shiu.  Minimalet 1C deri 3C, e maksimalet shkojnë deri në 10C e 14C.

Nën kushte stabile të motit, me qarkullim më të paktë ajror, ndotësit ajrorë do të qëndrojnë në koncentrime të rritura gjatë fundjavës. 

Indeksi i cilësisë së ajrit do mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. 

Nga dita e diel, në një pjesë të stacioneve sërish pritet përmirësim, ku indeksi zbret në vlera të pranueshme, me ngjyrë të gjelbër. 

Mirëpo orëve të mbrëmjes, në zona më të urbanizuara, patjetër që mund të kalojnë shkurtimisht vlera jashtëzakonisht të dobëta, me ngjyrë vjollce./MendimipërMotin/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img