Site icon PrishtinaPress

Mot me diell dhe vranësira

IHMK njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta deri mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Të mërkurën mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ndërsa në maksimale, parashihen ulje për 1-3 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Të enjten mot kryesisht i ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme. Minimalet ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Edhe dita e premte parashihet të ketë mot kryesisht të qetë, me pak vranësira të ulëta deri mesatare, por në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë luhatje të theksuara, ato parashihen të jenë konstante me ditën e enjte. Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare./Prishtinapress/

Exit mobile version