Site icon PrishtinaPress

Mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell

Rajoni ynë gjatë ditëve të ardhshme do të jetë ndërmjet fushave me presion të lartë që ndodhen mbi Skandinavi dhe atyre me presion të ulët që po kalojnë nga Mesdheu.

Ndërkohë që masat e ftohta ajrore nga Rusia janë shtrirë në pjesën më të madhe të kontinentit por edhe mbi rajonin tonë.

Të enjten, e të premte do të mbajë mot kryesisht me vransira dhe me intervale të shkurta me diell, e vende-vende nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe riga lokale shiu, e në vise malore edhe reshje të dobëta bore.

Në fundjavë do të mbajë mot pjesërisht i vranët, por në orët e mëngjesit me ngrica.

Temperaturat do të luhaten në kufi të vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga -5C deri në -2C, e ato maksimale nga 4C deri në 5C.

Do të fryejë erë e ftohtë kryesisht verilindore 2-7m/s, ndërsa shtypja atmosferike do rritet mbi vlera normale.

Exit mobile version