3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mot i vranët dhe me shi

Java e tretë e nëntorit parashihet me kushte të pa qëndrueshme meteorologjike.

Të martën pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm. Vranësirat do të shtohen, por nuk parashihet të ketë reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius

Të mërkurën. Mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat përveç që do të shtrihen rreth maleve, prezenca e tyre do të jetë edhe në viset mesatare dhe të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Të enjten. Mot kryesisht i vranët dhe më dinamik për shkak të prezencës së reshjeve. Në fushat e temperaturave maksimale do të ketë ulje të lehta, ndërsa në ato të minimaleve parashihet rritje të lehta. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Të premten. Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s. Gjatë vikendit sërish parashihen rënie të temperaturave dhe reshje shiu, kryesisht ditën e diele. Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë më e ftohtë në vlerat e temperaturave maksimale./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img