1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mot i nxehtë, temperaturat deri në 33 gradë Celsius  

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat vende-vende, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit parashihen te sjellin riga të dobëta shiu dhe mundësi për shkarkime rrufesh.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 deri 32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht vranësirat do të jenë të fokusuara për gjatë relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius.

Do të  fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

IHK njofton tutje se shkalla e avullimeve është e lartë dhe në këto temperatura të larta edhe humbjet e sasive të lagështisë të cilat u formuan si rezerva gjatë muajit maj janë duke humbur, mesatarisht 5 litra për metër katrorë, gjë që edhe kushtet agro-meteorologjike janë duke u keqësuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img