Të premten pritet të mbizotërojë mot me diell, me temperatura deri në 35 gradë Celsius.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Instituti ka bërë të ditur më tej se gjatë ditës pritet të fryjë erë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi 1 deri në 6 m/s.
“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.