Moti i keq përfshiu Shqipërinë, duke shkaktuar përmbytje në disa zona.
Autoritetet raportojnë se më problematike situata ka qenë në qarkun e Kukësit, ku në fshatin Fushë Lumë janë përmbytur shtatë banesa.
Përmbytje të mëdha pati edhe në fshatin Vlad të Njësisë Administrative Bytyç.
Më problematike situata ishte në akset Bajram Curri-Kam dhe Qafë Mali-Fierzë, por pas ndërhyrjes situata u vendos nën kontroll.
Poashtu edhe në aksi Barjam Curi-Fierze pati problem të shumta, ndërkaq në Fushë Arrëz reshjet e shiut pa ndërprerje shkaktuan bllokime të rrugëve rurale dhe nacionale.
Bllokim rrugësh nga rrëshqitja e dherave pati edhe në Vermosh, ndërkaq i bllokuar është edhe aksi Tamarë-Vukël.
Probleme për shkak të motit të keq ka patur edhe në Lushnje, Elbasan dhe Vlorë, ku në Elbasan stuhia e erës dhe shiut ka shkaktuar përmbytje, shumë pemë janë rrëzuar,
Si pasojë e erës së fortë, deti në Vlorë dhe Durrës ka qenë i trazuar, çka ka detyruar autoritetet të ndalojnë lëvizjen e të gjitha mjeteve të vogla lundruese.
Ndryshe, për shkak të kësaj situate të krijuar, probleme ka pasur edhe me furnizimin me energji elektrike./tvklan