9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mot i keq në Korenë e Jugut, nxirren 5 trupa të pajetë nga një autobus i përmbytur

Koreja e Jugut është përfshirë ditët e fundit nga një mot i keq, që deri më tani u ka marrë jetën të paktën 31 personave. Sipas mediave vendase, për të tretën ditë radhazi vendi është “pushtuar” nga shira të rrëmbyeshëm, që kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe dëme të mëdha në infrastrukturë në gjithë shtetin.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme mbi 7500 njerëz u evakuuan gjithë vendin, dhe numri mund të rritet pasi një diga në provincën Chung Cheong u tejmbush. Shumë njerëz u bllokuan brenda mjeteve te tyre në një tunel të përmbytur. Të paktën 5 trupa u nxorën te pajete nga tuneli teksa ekipet e kërkim-shpëtimit të Koresë së Jugut ulën nivelin e ujit në një anë të nënkalimit në përpjekje për të arritur të anët e tjera të bllokuar brenda nga uji.

Viktimat u gjetën brenda një autobusi që u përmbyt brenda nënkalimit në Cheongju të shtunën. Por ende nuk raportohet se sa njerëz dhe makina janë bllokuar nën ujë. Autoritetet njoftuan se uji ka dalë përmbi një digë në qendër të provincës Çungçeong. Kryeministri Han Duck-soo i dha urdhër ushtrisë për të ndihmuar në përpjekjet për kërkim-shpëtim.

Përveç viktimave, edhe 10 persona tjerë është raportuar të jenë zhdukur dhe shumë të tjerë të plagosur. Shifra e viktimave pritet të rritet. Korea Railëays njoftoi gjithashtu pezullimin e disa trenave të shpejtësisë së lartë dhe të gjithë të tjerëve, për shkak të funksionimit më të ngadaltë pasi rrëshqitjet e dheut, përmbytjet e pistave dhe rënia e gurëve kërcënojnë sigurinë e tyre.

Presidenti i Koresë së Jugut Yeol, ka urdhëruar që të mobilizohen të gjitha burimet e disponueshme për të minimizuar numrin e viktimave, pasi pritet më shumë shi i dendur në gadishullin Korean në vijim. /a2news/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img