Site icon PrishtinaPress

Mot befasues në vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë vikendit do të kemi ngritje të temperaturave, të cilat do të arrin deri në 9 gradë Celsius.

“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat vende-vende do te shoqërohen me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 3gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 7C deri 9 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënojë zbritje rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s”, njofton IHMK.

Exit mobile version