Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve të deputetit të PDK-së Ferat Shala, të parashtruara gjatë seancës së sotme në Kuvend.
Ajo tha: “Përderisa PDK nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare ne nuk do të përgjigjemi në pyetjet tuaja”.
Pasi Rizvanolli u pyet sërish nga Shala në lidhje me gjendjen e minatorëve të lënduar, ajo shtoi: “Qëndrimi juaj nuk ka ndryshuar, andaj edhe përgjigja ime nuk ka ndryshuar”.