Site icon PrishtinaPress

Mostrat e Astrit Deharit – ende asnjë fjalë nga Ministria e Drejtësisë, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Prokuroria dhe Policia

Janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.

Një burim brenda IML-së i ka thënë Gazetës Insajderi se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”.

Gazeta Nacionale ka raportuar se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.Mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së, janë zhdukur në dhjetor të vitit kaluar.

Exit mobile version