11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Mospajtimet pozitë-opozitë nuk i zgjedh asnjë tryezë

Janë bërë më shumë se një vit kur drejtori për Kosovë i Grupit të Ballkanit për Politika, Naim Rashiti ka ndërmarr iniciativën që të  bëj bashkë përfaqësues të partive nga pozita dhe opozita e vendit.

Deri më tani janë zhvilluar 10 takime, disa nga to në Kosovë, e disa jashtë vendit. Në fillim madje ato janë mbajtur larg syrit të mediave dhe nuk u  bë asnjëherë e ditur se çka u bisedua aty, shkruan Indeksonline.

Rashiti ka thënë ditë më parë se dialogu politik i filluar në mars të vitit të kaluar do të vazhdojë i pandërprerë dhe të gjitha çështjet e rëndësishme do të jenë pjesë e diskutimeve midis subjekteve politike.

Analistët pavarësisht përpjekjes së Rashitit thonë se nuk ka ndonjë shpresë që ndonjëherë do të arrihet marrëveshje mes pozitës dhe opozitës.

Imer Mushkolaj ka thënë për Indeksonline se këto takime mund të shërbejnë  vetëm për relaksim marrëdhëniesh, por jo edhe për pajtim. Sipas tij, nëse do të kishte interesim për pajtim, tryezat e tilla s’do të ishin të nevojshme.

“Takimet e tilla mund të shërbejnë për relaksimin e marrëdhënieve ndërmjet partive politike, por jo edhe për arritjen e ndonjë marrëveshjeje. Po të jenë të interesuar, përfaqësuesit e partive politike mund të arrijnë marrëveshje pa pasur nevojë t’i mbledh dikush. Sidoqoftë, takimet si ky mund të japin kontribut në krijimin e një debati më cilësor ndërmjet akterëve politikë”, ka theksuar Mushkolaj.

Edhe Bajrush Morina vlerëson njëjtë. Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se marrëveshjet politike nuk zgjidhen me tryeza.

“Marrëveshjet e partive politike nuk besoj se arrihen me tryeza të OJQ-ve. Gjërat kanë shkuar aq larg sa nuk mjafton një tavolinë e një OJQ-je e madje as një tavolinë e një përfaqësie diplomatike. Në fakt temat e dallimeve politike mes partive politike (pozitë-opozitë) janë aq të mëdha sa nuk besoj se do të përfundojnë në një marrëveshje”, ka shtuar Morina.

Sipas tij, krejt çka mund të merren vesh janë mosmarrëveshjet mes tyre në fund të takimeve, ose zgjedhjet eventuale të parakohshme.

“Unë nuk shoh mundësi të marrëveshjes mes Kadrisë, Isës, Albinit, Ramushit e Fatmirit”, ka përfunduar Morina.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img