Presidenti i vendit për një kohë është tërhequr nga nisma e tij për ushtrinë.
E tani këshilltarët e Hashim Thaçit, po angazhohen që t’i bindin deputetët serb për të votuar pro ndryshimeve kushtetuese.
Lobim për këtë ata kërkuan edhe nga deputetët shqiptar. Këtë kërkesë, para disa prej tyre e paraqiti ish shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj.
Pro kësaj është edhe deputeti opozitar, Daut Hradadinaj, i cili tha se disa kolegë të tij serb i përkrahin këto ndryshime.
E deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se ndërkombëtarët duhet ta disiplinojnë Listën Serbe.
Por, zëvendës ministri i FSK-së, Muhamet Latifi, tha se presion duhet bërë diku tjetër.
Shumica e pjesëmarrësve në këtë tryezë thanë se, FSK-ja mund të transformohet edhe me ndryshime ligjore, nëse nuk bëhen ato kushtetuese.
Por, kundër kësaj është Driton Selmanaj nga shoqëria civile. Ai shtoi se ndërrimi i mandatit nuk guxon të ndodh pa ndryshime kushtetuese, të cilat sipas tij, do t’i përkrahin edhe serbët.
E këto qëndrime nxiten goxha debat të nxehtë në këtë tryezë, të organizuar nga Fondacioni Fridrich Ebert.