-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Moska zyrtare komenton Marrëveshjen e Ohrit: Asgjë s’ka ndryshuar, Kosova është pjesë e Serbisë

“Kosova është pjesë integrale e Serbisë”, ka qenë përgjigja e Rusisë teksa ka komentuar Marrëveshjen e Ohrit, për të cilën Kosova e Serbia u dakorduan më 18 mars.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së është trupi i vetëm i autorizuar për të konsideruar statusin e autonomisë së një province serbe. Asnjë vendim i ri s’është marrë. Kosova është pjesë integrale e Serbisë. Ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerët serbë në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave legjitime të Beogradit në strukturat multilaterale”, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova për “RTBalkan”.

Ajo ka përmendur sërish Rezolutën 1244 se “ajo duhet të respektohet” dhe ka kujtuar se “ajo s’e parasheh integrimin e Prishtinës në organizata ndërkombëtare”.

Kujtojmë se më 18 mars, Kosova dhe Serbia u dakorduan në Ohër të Maqedonisë së Veriut për aneksin e zbatimit të planit evropian, për të cilin palët u dakorduan në fund të shkurtit në Bruksel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img