12.7 C
Pristina
Thursday, October 17, 2024

Buy now

spot_img

Moska, sulm hibrid Shqipërisë?

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur lidhur me sulmet që Rusia tenton t’u bëjë mbështetësve të Ukrainës.

Ai ka thënë se ShBA-ja ka paralajmëruar të gjitha vendet e NATO-s, përfshirë këtu dhe Shqipërinë që të ketë kujdes.

“Shërbimi inteligjent i jashtëm rus ka 8 drejtori, 8 departamente. Departamenti S është departamenti kryesor që ka detyrë luftën hibride kryesisht nëpërmjet dezinformimit, e lidhur me atë X që ka të bëjë me teknologjinë. Këto kanë kohë që kanë hartuar një manual që ne na e ka bërë të njohur një agjent që më pas u rekrutua nga ana e shërbimeve sekrete amerikane. Ai foli gjerë e gjatë vetëm për këtë mision”.

“Më tej, ShBA u përball me ndikimin në zgjedhje dhe tani është certifikuar dhe nga ana e FBI-së dhe i kanë bërë paralajmërim të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, madje që para sulmeve kibernetike në Shqipëri, të kini kujdes. Kanë sjellë një dokument sekret të gjatë në Shqipëri që i është paraqitur kryeministrit, ministrit të brendshëm, ku paralajmërojnë një sërë sulmesh që ndodhin, duke filluar me strukturat si aeroportet, portet dhe duke vijuar me portalet dhe mediat”, u shpreh Karamuço. /abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img