7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Moska: Nuk ka perspektivë për stabilizim afatgjatë në Kosovë, Kurti po synon dëbimin e serbëve

Rusia nuk sheh asnjë perspektivë për një stabilizim afatgjatë të situatës rreth Kosovës për faktin se Amerika dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht po e nxisin situatën, tha zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Aleksandar Grusko.

“Ne nuk shohim ndonjë perspektivë për stabilizim afatgjatë. Lideri i Kosovës Kurti, duke nxitur tensione dhe aktivitete që synojnë dëbimin e serbëve, pret që patronët e tij – Uashingtoni dhe Brukseli – të bëjnë presion edhe më të madh ndaj Beogradit dhe kështu të arrijnë njohjen e pavarësisë, e cila do të shkelte Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Grushko.

“Reagimi i Perëndimit ndaj provokimeve të Kosovës është i dobët dhe joparimor”, theksoi ai.

Dhe kjo vetëm e siguron Kurtin se taktika të tilla përfundimisht do të japin rezultate”, përfundoi zyrtari rus.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img