9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Moska boton libër shkollor të historisë ku lavdërohet pushtimi i Ukrainës

Moska ka prezantuar librin e ri të historisë i cili favorizon pushtimin rus të Ukrainës dhe do të shpëndahet në shkolla prej 1 shtatorit.

Duke prezantuar librin e ri për klasën e 11-të – për 17-vjeçarët – në një konferencë për shtyp në Moskë, ministri rus i Arsimit, Sergej Kravtsov, tha se materiali kishte për qëllim “përcjelljen e qëllimeve të nxënësve të shkollës”, të cilët ai tha se ishin “çmilitarizimi dhe denazifikimi”, duke përsëritur qëllimet e deklaruara të Putinit kur dërgoi trupa në Ukrainë shkurtin e kaluar.

Libri u shkrua në “pak më pak se pesë muaj”, tha Kravtsov. “Pas përfundimit të operacionit special ushtarak në Ukrainë, pas fitores sonë, ne do ta plotësojmë më tej këtë libër”, tha ai, raporton The Guardian.

Libri i ri i historisë thotë gjithashtu se “qëllimi kryesor” i Perëndimit është “destabilizimi i situatës brenda Rusisë” dhe e vë Moskën si viktimë të agresionit perëndimor që lufton për ekzistencën e saj.

Aty citohet Putini, i cili në mënyrë të përsëritur ka pretenduar se pushtimi i luftës në Ukrainë filloi me qëllim që të “përfundojë luftimet e nisura nga Perëndimi”.

Libri përmban seksione mbi ushtarët rusë që “shpëtuan paqen” në vitin 2014, kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina, e cila është etiketuar vazhdimisht si “shtet nazist”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img