Një pacient dyshohet se i ka vënë flakën vetes mesnatën e së mërkurës në Klinikën Emergjente të Psikiatrisë në Prishtinë.
Viktima është Nusret S., i moshës rreth 50 vjeç
Pacienti është pranuar në klinikë rreth orës 00-00 dhe pasi i është bërë ekzaminimi është futur në dhomën e izolimit në këtë klinikë.
Flora Ahmeti, zëdhënse e Policisë së Kosovës, ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 00:15.
Sipas saj, policia dhe prokurori i shtetit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
“Si pasojë e zjarrit në këtë rast, një person ka vdekur si dhe pesë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Pacienti dyshohet se ka pasur të fshehur një shkrepsë në trupin e tij me të cilën ka djegur dyshekun dhe batanije që ndodhen në këtë dhomë në shërbim të pacientëve. /Indeksonline