Kryetarë të komunave nga Asociacioni i Komunave të Kosovës sapo kanë filluar takimin me presidenten Vjosa Osmani, në vazhdën e mosmarrëveshjeve mes tyre dhe Qeverisë, sa i përket ekzekutimit të pagave.
Nga Asociacioni i Komunave, në takim kanë shkuar Sazan Ibrahimi, Agim Aliu, Imri Ahmeti, Shaqir Totaj, Bali Muharremaj dhe Sokol Haliti.
Osmani po ashtu ka mbajtur pak më herët takim me përfaqësues të BSPK-së dhe Këshillit të prindërve. /Prishtinapress/