3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

Mosdekretimi i kryeprokurorit nga presidentja, Szunyog: Procesi të bazohet në merita

Gjatë ditës së djeshme, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk do ta dekretojë emrin e Blerim Isufajt, për kryeprokuror të Shtetit.

Osmani tha se ka gjetur disa shkelje në proces dhe ato i ka përmbledhur në një raport prej disa faqësh.

Lidhur me këtë ka reaguar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Tomasz Szunyog.

Szunyog tha se duke marrë parasysh deklaratën e Osmanit, thekson nevojën e madhe për një proces të selektimit në pozitat brenda sistemit të drejtësisë që bazohet në merita, që është transparent dhe fer.

Shefi i BE-së në Kosovë, iu bën thirrje institucioneve të Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, zgjedhje kjo që sipas Szunyog është vonuar.

“Duke marrë parasysh deklaratën e Presidentit për Kryeprokurorin e Shtetit, theksoj nevojën kritike për një proces përzgjedhjeje të bazuar në merita, transparente dhe të drejtë për pozitat brenda sistemit të drejtësisë. I bëj thirrje autoriteteve të #Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit të Shtetit.”, shkroi shefi i BE-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img