Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes Prokurorisë dhe të akuzuarit ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq.
Rakiq akuzohet se në cilësinë e ministrit për Komunitete dhe Kthim nuk ka deklaruar saktë të dhënat në formularin për deklarimin e pasurisë.
Siç raporton Betimi për Drejtësi, “prokurori i rastit Ali Ajdini tha se dënimi i rekomanduar për këtë rast është dënimi me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 3 muajve, i cili dënim nuk do te ekzekutohet nëse brenda periudhës verifikuese prej një viti i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale dhe dënim me gjobë në shume prej 1 mije euro”.
Rakiq ka thënë se mbetet në tërësi pranë deklaratës se dhënë në prokurori dhe marrëveshjes për pranimin e fajësisë.