1.1 C
Pristina
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

spot_img

“Mos u mashtroni”, mesazhi i qartë i Grenell për deklaratat e Kurtit për raportet me SHBA-të

Gjatë një tubimi zgjedhor në Ferizaj, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti tha se “kurrë nuk kanë qenë më të mira marrëdhëniet me ShBA-në” se sa gjatë qeverisjes së tij.

“Kurrë nuk i kemi pasur marrëveshjen me ShBA-të më të mira se sa tash, kurrë s’ka përfituar Kosova nga këto marrëdhënie më shumë se me ne.

Grantin mëtë madh e kem i marrë ne nga MCC, 202 milionë dollarë për bateri akumuluese”, tha Albin Kurti.

“E ata raportet me ShBA i përdornin për pushtet…ne i përdorim për shtet e jo pushtet. Për me ngjit shtetin lart e më lart”, tha ai.

Ndaj kësaj deklarate të Kurtit, reagoi Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i cili tha se Kurti nuk është partner i besueshëm i ShBA-së dhe se e tërë bashkësia ndërkombëtare “është e bashkuar kundër tij”.

“Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trumpit, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi ndër të tjera ai.

E kjo deklaratë e emisarit special, ngjalli reagime në vend.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj,tha se qëndrimet e emisarit amerikan, Richard Grenell për kryeministrin Albin Kurti janë mesazh i qartë se “Një kryeminister, një qeveri që nuk ka përkrahje dhe partneritet me ShBA, nuk i shërben Kosovës”. Duke shtuar se “Kosova nuk guxon të bëjë eksperimente me të ardhmen”.

E sipas njohësit të politikës Petrit Zogaj “Kurti manipulon kur thote qe marredheniet me ShBA i ka te mira. Mirepo, ai e ben kete, sidomos ne kohe fushate dhe pret reagime te Grenell, sikurse ky i sotmi.”

Cka tha Grenell?

Emisari Special i Trumpit, Richard Grenell, përmes një reagimi në X ka thënë se retorika e përdorur nga Kurti në këtë kohë, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-të, është absulutisht e rremë.

“Mos u mashtroni”, ka bërë ndër të tjera thirrje Emisari Special i Presidentit Trump, Richard Grenell.

“Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trumpit, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri…dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin.

Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan.

Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm.

Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.

Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit.

Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.

Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img