-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“…mos po mendon naj kush që është nga Beogradi”, Musliu e Kurti përplasen për Dejona Mihalin

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka pyetur sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se pse ka qenë e pranishme Dejona Mihali në takimin që ka pasur me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollën.

“Me datën 26 mars ishte një vizitë punë në Tiranë, ku përvec presidentit Bajram Begaj dhe Ramës, ju takuat dhe Nikollën. Me ju prezente u pa edhe Dejona Mihali. Në çfarë cilësie ishte ajo dhe cili ishte kontributi I saj në këtë takim”, ka thënë Musliu.

Kurti ka thënë se ajo ka qenë prezente vetëm në takimin me kryekuvendaren e Shqipërisë, për shkak të karakterit të saj të punës me parlamentin.

“Znj.. Mihali s’ka qenë pjesë e takimeve me Begajn dhe Ramën, por vetëm me kryetaren Lindita Nikolla, veçanërisht për shkak të karakterit të saj të punës me parlamentin”, është përgjigjur Kurti.

Musliu ka thënë se nëse do të duhej të merreshin këshilltarët e grupeve parlamentare, atëherë do të duhej të merreshin të të gjitha partive dhe jo vetëm e Lëvizjes Vetëvendosje. Deputetja e PDK-së e ka konsideruar si shkelje të protokollit shtetëror dhe ka shtuar se pjesëmarrja e Miahlit në këtë takim tregon se Kurti është i kontrolluar nga ajo.

“Nëse është dashtë që të merret një këshilltare e grupit Parlamentar të VV-së në takim, është dashtë të merren të gjithë këshilltarët e grupeve parlamentare, përndryshe pjesëmarrja e Miahlit në takime të tilla është shkelje e protokollit shtetëror. Kjo tregon se ju jeni I kontrolluar dhe I përfillni direktivat nga ajo, e nuk dihet kush e dirigjon Dejona Mihajlin në institucionet e vendit”, ka replikuar deputetja Musliu.

Pas kësaj e ka marrë përsëri fjalën kryeministri Albin Kurti, duke thënë se është e nevojshme të sqarojë se Dejona Mihali është nga Tirana, meqë sipas Kurtit mund të mendohet se ajo është nga Beogradi nga mënyra se si po shtrohet pyetja.

“Më lejoni deputetja Musliu që t’iu falënderohem për këtë kompliment. Pas dy vjet qeverisje, shikoni se çfarë pyetje më bëni. Ka mbetur puna të më kapeni për Dejona Mihajlin. Ky është kompliment për Qeverinë. Dejona është nga Tirana, se mënyra qysh po e shtroni pyetjen mos po mendon naj kush që është nga Beogradi”, ka përfunduar Kurti./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img