Site icon PrishtinaPress

Mos pastrimi i rrugës në Magjistrale /Komuna e Drenasit thotë se është përgjegjësi e Ministrisë

Komuna e Drenasit, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se pas reshjeve të shiut dhe të borës, të gjitha rrugët janë të kalueshme në këtë komunë.

Mirëpo, kjo komunë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Por në bazë të disa pamjeve të siguruara nga Insajderi mund të shihet se magjistralja në Komoran nuk është pastruar nga bora.

Lidhur me këtë komuna tha se është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës.

“Ndërsa rrugët regjionale, sikur ajo Komoran- Drenas- Skenderaj dhe të gjitha rrugët tjera regjionale e ato rajonale, mirëmbajtja e tyre është në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës, thuhet në njoftim.

Exit mobile version