Site icon PrishtinaPress

“Mos notoni kundër rrymës”/ Ekspertët e notit tregojnë si t’i shpëtosh kurtheve të detit

Dy ditë pas tragjedisë së plazhit të Vilë Bashtovës ku humbën jetën 3 anëtarë të familjes Halilaj nga Tirana, plazhi është mbyllur nga autoritetet ndërsa administratori i tij është arrestuar, pasi hetimet treguan se ai nuk kishte marrë masat për garantimin e jetës dhe shëndetit të pushuesve në plazh.

Detyrimi ligjor përcakton se në çdo 80 m linear bregdet duhet të ketë një vrojtues plazhi.

Trajneri i notit, eksperti Jurgen Fici ka treguar se si mund të shmangen ngjarje të rënda në det dhe çfarë duhet bërë kur pushuesit përballen me rryma të forta detare.

“E mira është që të ecin në mënyrë horizontale me rrymën që të shpëtojnë. Duhet një profesionalizëm i lartë, di një rast në Itali para një viti, ku një boskier dhe notar po laheshin në liqen, boksieri nga forca e madhe kishte arritur të mbyste edhe notarin në liqen”, tha eksperti në TCH.

Sipas ekspertëve, prania e vrojtuesve të trajnuar në plazhe është e domosdoshme pasi ata dinë si të veprojnë për të shpëtuar të rrezikuarit nga mbytja dhe mbrojtur veten.

Exit mobile version