-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Mos na i çoni burrat dhe djemtë në therrtore”, gratë ruse protestë kundër Putinit

Një grup i nënave dhe grave ruse kanë përcjellë një mesazh për presidentin Vladimir Putin.

Ata kanë kërkuar që lideri rus të mos i dërgojë më në front burrat dhe bijtë e tyre, thirrje kjo që vjen në një kohë që humbjet e ushtrive ruse në Ukrainë kanë qenë të mëdha.

Ato pretendojnë se personat që po dërgohen në front nuk kanë marrë asnjë trajnim paraprak apo mjetet e duhura ushtarake, çka po ndikon edhe në humbjet e mëdha të ushtrisë së Putinit.

Në një video të shpërndarë nga kanali i pavarur rus Telegram SOTA, gratë thanë se familjarët e tyre ishin “detyruar t’i bashkoheshin grupeve të sulmit” në fillim të marsit, pavarësisht se kishin kryer vetëm katër ditë stërvitje që nga mobilizimi i tyre në shtator.

“Burri im ndodhet në vijën e kontaktit me armikun. Njerëzit tanë po dërgohen si qengja në thertore për të sulmuar zonat e fortifikuara kundër armikut të armatosur rëndë. Ne kërkojmë që të tërhiqni djemtë tanë nga linja e sulmit dhe t’i siguroni ushtrisë mjete dhe municione”, ka deklaruar njëra prej tyre.

Lëvizja e Rusisë për të dërguar qindra mijëra për të luftuar në fushat e betejës së Ukrainës ka gjeneruar mospajtim dhe protestë dhe ka bërë që shumë rusë në veçanti të rinjtë, të largohen nga vendi.

“Ne ikëm nga Rusia sepse duam të jetojmë. Kemi frikë se mund të na dërgojnë në Ukrainë”, tha më parë për CNN një shtetas rusë, i cili kërkoi të mos identifikohej për të mbrojtur familjarët e tij që kishin mbetur në Atdhe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img