Site icon PrishtinaPress

Mos ia mësyeni kësaj pike kufitare, rruga është vështirë e kalueshme nga bora

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës sot rreth orës 18:00 është ndërprerë qarkullimi i mjeteve të rënda motorike drejt pikës kufitare Kula. Këtë e kanë raportuar Radio Televizionit Rozhaje nga pjesëtarët e policisë kufitare.

Rruga për në pikën kufitare Kula, aktualisht 14 dhjetor 2023.

“Nuk shpresojmë të vendosim trafik për mjetet e mallrave para orëve të mëngjesit. Është e vështirë për automjetet e pasagjerëve të udhëtojnë. Apelojmë qytetarët që të mos dalin në rrugë nëse nuk është absolutisht e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Policisë Kufitare.

Fotot tregojnë gjendjen aktuale në terren.

Exit mobile version