Site icon PrishtinaPress

“Mos hy më thellë, se del n’gjeti”: Çka i tha kryeplaku i fshatit nënës së Donjetës?

Ahmet Tahiraj avokat i të liruarit nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, Naser Pajazitaj ka treguar se si erdhi deri tek dyshimet e para të klientit të tij rreth vrasjes së Donjetës.

Tahiraj tha se kryeplaku i fshatit të Donjetës, i cili kishte bërë deklarime të ndryshime si dëshmitarë i këtij rasti, përmes ekspertizës grafologjike te kamerave të sigurisë, ishte zbuluar se kishte dërguar letra përmes një poste.

Ai po ashtu tha se gjatë një përballje në një seancë gjyqësore, kryeplaku i kishte thënë nënës së Donjetës “mos hy më thellë, se del n’gjeti”

“Emri s’më kujtohet. I njëjti ka qenë dëshmitar e kësaj cështje penale. Ai ka bërë disa deklarime të ndryshime. I njëjti është vërtetuar me ekspertizë grafologjike dhe me kamera të sigurisë, në Postën e Deçanit apo të Pejës, është vërtetuar nga blerja e publlave postare i cili ka shkruar katër letra duke e akuzuar Naserin për këtë vepër. Mirëpo çuditërsisht Prokuroria e dënon këtë person vetëm për deklarim të rremë jo për ndonjë vepër, sic mund të ishte pengimi i hetimeve. I njëjti ka kaluar me 200 euro gjobë.”, deklaroi Tahiraj.

Tutje avokati Tahiraj thotë se për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj janë eleminuar të gjitha pistat e dyshimeve dhe janë drejtuar vetëm tek klienti i tij, Naser Pajazitaj.

“Ky rast është nisë mrapsht. Vetëm në drejtim të Naserit. Janë eleminuar të gjitha pistat e dyshimit. Në një proces gjyqësor gjatë marrjes së pyetjes së këtij njeriu, nga nëna e Donjeta Pajazitaj përplsen mes kryeplakun e fshatit e i thonë: Mos hi ma fell se del në gjeti.”, tha ai./PrishtinaPress/

 

Exit mobile version