Site icon PrishtinaPress

“Mos fol kot, ndalu dëgjo”, “Të ka mbetur Kurti në kokë” – përplasen Baton Haxhiu dhe Çim Peka

Gazetarët Baton Haxhiu dhe Çim Peka janë përplasur teksa po debatonin për kryeministrin Albin Kurti, dialogun me Serbinë dhe Asociacionin.

Peka i tha Haxhiut se përkundër sanksioneve, Kosova po vizitohet nga kryediplomati i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Haxhiu tha se “sanksionet nuk janë larguar akoma, duhet me i lexu dokumentet sepse nuk mundeni me fol kështu palidhje”.

Peka iu kthye duke i thënë se sanksioni fillestar ka qenë për takimet bilaterale.

“Mos fol bre kot, ndalu ndonjëherë e dëgjo.”, ia ktheu Haxhiu gjatë debatit në Pressing.

Exit mobile version