Këngëtarja shqiptare, Donjeta Morina, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Mos fol keq” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me producentin Shkumbin Nebihu.
Projekti i dyshes vjen po ashtu i kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Tekstin e ka shkruar Fadil Topalli, kurse për muzikën është përkujdesur vet Bini në studion e ‘Bini Diez’.
Videoja e veçantë dhe shumë artistike ndërkohë i është besuar produksionit, “Imagine Films”.
Donjeta në anën tjetër që nga fillimi i karrierës është pjesë e Bini Diez dhe gjatë kësaj kohe ka sjell projekte tejet të pëlqyera nga publiku.