Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media, ka ngritur zërin ndaj gazetarëve duke thënë “mos flisni derisa flasë unë”.
Kreu i shtetit serb ka thënë se ka pasur shumë biseda telefonike me zyrtarë të huaj për shkak të situatës në Veri dhe se kjo e ka lënë pa gjumë.
Ai, publikisht, nuk dha shenja se do t’i lirojë tre policët që i kidnapuan pjesëtarë të njësiteve speciale serbe. Ndërsa akuzat më të mëdha i pati ndaj misionit të EULEX’it duke ironizuar me përgjigjen e tyre ata “po i monitorojnë” rastet e arrestimeve të të fundit në Veri nga Policia e Kosovës.