4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Mos flirtoni me gratë shqiptare”, Rregullorja për italianët nga marrëveshja Rama-Meloni

Kampi i emigrantëve në Gjadër, pjesë e marrëveshjes mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni do të hapet në datën 1 shtator.

500 karabinierët e parë do të mbërrijnë në Shqipëri, pas dy javësh. Stafi që do shërbejë aty, duke përfshirë edhe ata që do punojnë në kuzhinë apo si sanitarë përveç policëve, do ketë edhe rregullore strikte etike, që përmban 14 pika të detajuara, transmeton klankosova.tv.

Një prej këtyre pikave sipas italianes, La Repubblica, është “të shmangin komplimentet dhe flirtimet me gratë shqiptare” që mund të punojnë aty, por edhe jashtë qendrës.

Kjo pasi sipas udhësimit është kod etik, pasi në Shqipëri “një burrë që sheh gruan e tij duke kompliemtuar apo flituar nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq!”.

Por jo vetëm kaq, sepse teksa shqiptarët cilësohen një “popull modest”, “lakuriqësia apo veshja jo e mirë në publik nuk është e mirëseardhur”, shkruan tutje gazeta. Pra një kod etike edhe për veshjen, përveç sjelljes morale.

Po ashtu rregullorja përmban edhe mënyrat e sjelljes së personelit italian, duke nisur që nga konsumimi i kafes, i cili duhet të kryhet ulur, e deri te kujdesi me gjuhën, pasi në udhëzim thuhet se thuajse të gjithë shqiptarët e dinë italishten dhe ofendimet mund të shkaktojnë përplasje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img