Shumë njerëz e mbajnë tështimën në shenjë respekti për ambientin ku ndodhen, apo njerëzit përreth.
Në fakt, sipas Shoqatës Amerikane të Pulmonarëve dhjetëra mijëra pika kërcejnë nga hunda me shpejtësi deri në 160 km/orë kur ju tështini, por kjo nuk është arsye që ju ta mbani sepse në këtë mënyrë po dëmtoni shëndetin tuaj.
Duke mbajtur tështimën ju po shtoni ndjenjën e rëndesës në gjoks. Duke sforcuar diafragmën, muskuli i kraharorit që ndihmon të marrim frymë ka mundësi të shtojë presionin në gjoks.
Plasja e daulles së veshit është një tjetër problem që mund të vijë si pasojë e mbajtjes së tështimës. Rritja e presionit nga mbajtja brenda e këtij procesi natyral, mund të ndikojë drejtpërdrejt në vesh.
Sipas studimeve, ekziston mundësia edhe për infeksione në këtë pjesë të trupit. Nëse e mbani tështimën automatikisht rrisni shanset për transmetimin e viruseve dhe mikrobeve e për rrjedhojë rrezikun e otitit.
Si përfundim, rekomandohet që teshtima të mos mbahet. Mjafton të mbuloni zonën e gojës me bërryl, përdorni një pecetë për të fshirë pikat që përçohen dhe lani duart.