Disa turistë, kishin vendosur të bënin një xhiro në gondola, në Venecia, por mesa duket ky udhëtim nuk përfundoi ashtu siç ata dëshironin.
Gondolieri para se të nisej, i dha disa udhëzime, të cilat turistët i injoruan dhe si pasojë ranë në një kanal, pasi gondola u përmbys.
Manovrimi i gondolierit nën urë kërkonte ekuilibrin maksimal të peshës në varkë, por pasagjerët injoruan urdhrat e tij për t’u ulur dhe në vend të kësaj, vazhduan të qëndronin në këmbë duke bërë selfie.
Një postim në faqen në rrjetin social “Instagram” të “Venezia Non è Disneyland” (Venecia nuk është Disneyland), një llogari e krijuar nga të rinjtë venecianë, për të dokumentuar aksidentet turistike në qytet, tha se grupi ishte dërguar në një vend të sigurt dhe se të gjithë ishin shëndosh e mirë.