Site icon PrishtinaPress

Mori mbi 70 mijë euro kredit me dokumente të falsifikuara, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë marrë informata për një person që dyshohet se ka aplikuar për kredi në një bankë me dokumente të falsifikuara.

Në komunikatë thuhet se gjatë hetimeve, janë siguruar dëshmi se i dyshuari Sh.Sh., 36 vjeçar, gjatë procedurave për të marrë kredi ka paraqitur letërnjoftimin, patentë shoferin, gjendjen e llogarisë bankare, kontratën e punës dhe kontratën e qirasë, të gjitha të falsifikuara.

I dyshuari ka arritur të marrë kredinë në vlerë prej 71,250 euro, dhe pasi që i është aprovuar lizingu, i njëjti kishte në posedim një BMW X7 që e kishte pranuar me lizing për shumën e lartcekur.

“I dyshuari ka arritur të marrë aprovimin për kredi në shumën prej 71,250 €uro. I dyshuari pasi që i është aprovuar lizingu nga institucioni bankar, i njëjti e kishte në posedim veturën BMW X7 të cilën e kishte pranuar me lizing për shumën e lartcekur”, thuhet në komunikatë

Vetura i është marrë të dyshuarit nga zyrtarët e institucionit bankar.

I dyshuari është arrestuar sot, dhe është intervistuar në prani të avokatit të tij, i cili më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Exit mobile version