Morena Taraku ka sjellur disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram.
Bukuroshja nga Peja edhe këtë herë në fokus ka vënë linjat e saj joshëse për të cilat njihet dhe komentohet vazhdimisht.
Në foto, 30-vjeçarja shihet e veshur me një fustan të gjatë dhe ta bardhë që ia theksonte format në mënyrë perfekte.
Veshje me dekolte të hapur kishte edhe një pjesë që vendosej në kokë si kapele, ndërsa dukja e saj u kompletua edhe me aksesor ari dhe makijazh të theksuar.
“Kjo nuk është një garë, por gjithsesi do të fitoja”, ka shkruar Morena në mbishkrimin e fotove.
Ndryshe, kujtojmë që Morena prej vitesh është zhvendosur nga Prishtina në Stamboll dhe atje është fokusuar në fushën e biznesit.