Këngëtarja dhe modelja e njohur ,Morena Taraku, komentohet gjithmonë për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
Ajo shquhet për jetën luksoze që bën në Stamboll të Turqisë, ku është zhvendosur prej vitesh.
Morena së fundmi publikoi për ndjekësit e saj disa fotografi nga dhoma e saj e gardërobës, e cila duket të jetë gjigante dhe e mbushur me veshje luksoze të këngëtares.
Në veçanti, Taraku vuri në dukje koleksionin e saj të këpucëve të shtrenjta, që duket të jetë këndi i preferuar i saj në garderober.
Në fotografinë e ndarë me një milion ndjekësit e saj në Instagram, Morena shkroi dukej mjaft atraktive në të bardha, teksa në mbishkrimin e saj u bënte “diss” atyre që e kanë zili”.
“Përshëndetje 911…ata po vdesin, ëndërr, dollapi im është më i madh se shtëpia jote”, janë disa nga fjalët që Morena ka shkruar me hashtag në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.
Ajo u ka premtuar fansave se shumë shpejt do të publikojë albumin e saj të ri, teksa ende po e shijon suksesin e këngës së saj më të fundit “F*ck your location”.
Coronavirus – Statistikat